Flash News

E-TJERA

Numri i të rinjve po tkurret ndjeshëm, INSTAT: Berati dhe Gjirokastra, me rënien më të lartë

Numri i të rinjve po tkurret ndjeshëm, INSTAT: Berati dhe Gjirokastra,

Popullsia e Shqipërisë pësoi një rënie me 1.6% në 5 vitet e fundit (2017-2021). Më 1 janar 2021 popullsia rezultoi të ishte rezulton 2.829.741 banorë, nga të cilët 579.203 janë fëmijë (0-17 vjeç).

Sipas të dhënave të INSTAT, bashkë me numrin e popullsisë, ka rënë ndjeshëm edhe numri i moshave të reja që jetojnë në Shqipëri, ku regjistrohen mesatarisht çdo vit 3% fëmijë më pak.

Numri i të rinjve po tkurret ndjeshëm, INSTAT: Berati dhe Gjirokastra,

Pesha që zënë grupmoshat e popullsisë 10-19 vjeç (adoleshentë) dhe 15-29 vjeç (të rinj) ndaj popullsisë gjithsej, rezulton përkatësisht 12,4%, dhe 22,7%. Në krahasim me vitin 2017, pesha e këtyre grupmoshave është gjithashtu në rënie.

Në nivel qarku, pesha që zënë fëmijët rezulton më e lartë në Kukës (24,7% të popullsisë së qarkut), ndërsa më e ulëta në Vlorë (18,3%). Gjatë pesë viteve të fundit (2017-2021), numri i fëmijëve ka ardhur duke u ulur gradualisht në të gjitha qarqet, me uljen më të ndjeshme në Gjirokastër dhe Berat (24% dhe 20% përkatësisht). Ndërsa Tirana dhe Durrësi kanë uljen më të vogël (përkatësisht 3% dhe 6%), krahasuar me fillimin e periudhës, ndihmuar kjo edhe nga prurjet e migrimit të brendshëm, që i ka kthyer tashmë në dy qarqet me përqendrimin më të lartë të popullsisë së vendit.

Projeksionet e popullsisë, të ndërtuara për vitet 2019-2031, tregojnë se, në vitin 2021 popullsia përkon me skenarin e rritjes së ulët, ku vdekshmëria dhe migrimi janë të larta, ndërsa lindshmëria e ulët. Projeksionet e popullsisë me këtë skenar, parashikonin për një popullsi prej 2.841.549. Nëse do të ndiqet ky skenar, në vitin 2031 përqindja e grupmoshës 0-17 vjeç ndaj totalit të popullsisë, pritet të bjerë në 17,7%.

Në 2021, lindshmëria te femrat 15-19 vjeçe ishte 12,1 foshnja të lindura për çdo 1.000 femra të kësaj grupmoshe. Ky tregues ka pësuar rënie krahasuar me vitin 2017, kur shënonte 16,3 për këtë grupmoshë.

Numri i të rinjve po tkurret ndjeshëm, INSTAT: Berati dhe Gjirokastra,

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit