Flash News

E-TJERA

Numri i turistëve rritet, por Shqipërinë “e braktisin” vizitorët nga Kosova

Numri i turistëve rritet, por Shqipërinë “e

Hyrjet dhe daljet në vendin tonë kanë pësuar rritje gjatë muajit qershor. Insituti i Statistikave raporton se në muajin që lamë pas, në vendin tonë kanë hyrë 1.359.501 persona, mes të cilëve 876.056 të huaj. Kjo shifër është rritur me 44,6 %, krahasuar me qershor 2021.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të 2022-shit, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe me 5,1 herë. Ajo që vihet re për të disatën herë është se turistët nga Kosova kanë “braktisur” Shqipërinë.

INSTAT bën me dije se hyrjet nga Kosova ka pasur rritjen më të ulët me 12,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe daljet janë rritur me 34,2 %.

Të fundit