Flash News

E-TJERA

“Numri i viktimave nga covid-19 manipulohet”, Brataj: Njerëzit kanë frikë të shtrohen në spital se tmerrohen nga deklaratat e opozitës

“Numri i viktimave nga covid-19 manipulohet”, Brataj: Njerëzit

Mjeku Ilir Pecnikaj i departamentit të shëndetësisë në PD akuzon se autoritetet shëndetësore japin shifra false dhe të manipuluara si në testime, ashtu edhe në raportimin e numrit të viktimave nga covid-19.

Duke folur në ‘opinion’, Pecnikaj  i referohet datës 12 tetor, ku sipas tij vetëm në spitalin Covid 2 humbën jetën 12 persona dhe të nesërmen në rang vendi u raportuan vetëm pesë viktima.

“Shifrat janë të gjitha jo të vlefshëm, false dhe të manipuluara. Sepse sot ju them me bindje dhe fakte se në 12 tetor vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi” humbën jetën 12 persona. Në të gjithë vendin të nesërmen u lajmëruan pesë vdekje.

Personat që kanë ikur jashtë për kurim por nuk janë kthyer të gjallë nuk hyjnë në këtë listë.  sa më shumë larg në kohë të bëhet aq më e vështirë është të kapet në rrugët e frymëmarrje. Në spitalet rajonale në Vlorë nuk shtrohen”, tha Pecnikaj.

Me ekspertin e PD ka replikuar drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Sipas tij, njerëzit kanë frikë të shtrohen në spital se tmerrohen nga deklaratat e opozitës.

“Po shkelni me të dyja këmbët mundin e mjekëve. Më sillni 12 emrat e të vdekurve në 12 tetor. Mos flisni në erë. Mezi prisni katastrofën se është tmerr, t’ju vijë zor për këtë që nxorët deri tani.

Më thuaj një shtet në gjithë botën që është menaxhuar mirë. Se tmerroni njerëzit, prandaj nuk vijnë në spital njerëzit. E ke marrë nga njëri që njeh aty brenda”, tha Brataj.

“Shifrat i keni mbyllur në mënyrën më skandaloze. Thoni se keni testuar mbi 2200 raste por në të vërtetë testoni 1200”, shtoi Pecnikaj .

Të fundit