Flash News

E-TJERA

Numri i vizitorëve, Tare: Të mos biem pre e numrave, por të fokusohemi tek cilësia

Numri i vizitorëve, Tare: Të mos biem pre e numrave, por të

Studiuesi Auron Tare ka komentuar situatën e turizmit në vendin tonë. 

Duke folur në News 24 Tare theksoi se nuk duhet që të fokusohemi tek numrat, por të rrisim cilësinë e turizmit. Sipas tij, nuk duhet të biem nën presionin e numrave, por fokusi të jetë tek cilësia.

Tare: Numri i vizitorëve në vitet e fundit ka rritje shumë të madhe. Duhet të fokusohemi tek cilësia e shërbimeve turistike. Nuk po rritemi në mënyrë organike. Duhet t’i presim turistët. Nuk mund të paguajmë para pa fund për gazetat në mbarë botën. Nga presioni i vizitorëve, mos të hapim me eskavator zona që janë të mbrojtura. Presioni i numrave po dëmton cilësinë e shërbimit dhe peizazhet në mënyrë të parikuperueshme.

Tek Banjot e Banjës, po shkatërrohet mjedisi, për shkak të presionit të numrave. Po promovojnë turistin që nuk harxhon në zonë. Po promovohen vetëm numrat. Mos të rendim pas numrave, duhet të rregullojmë produktin tonë turistik. Thethi dhe Vermoshi po shkatërrohen nga ndërtimet, në Drilon e zona të tjera. Duhet të ketë një master plan zona, ku ta inkurajosh turistin që të shkojë.

 

Të fundit