Flash News

E-TJERA

Nurellari: Nuk ka ndëshkueshmëri për krimet zgjedhore, rezultati duhet njohur për stabilitetin e vendit

Nurellari: Nuk ka ndëshkueshmëri për krimet zgjedhore, rezultati

I ftuar në PolitikOn në RTV Ora nga Alfred Lela, Adri Nurellari politolog u shpreh se nuk kemi pasur deri më tani ndëshkime lidhur me krimet zgjedhore edhe pse ato janë denoncuar haptazi në media dhe rrjetet sociale.

Nurellari: Ne kemi pasur pandëshkueshmëri lidhur me krimet zgjedhore.  Së paku nga ndryshimet në Kod duhet të kishim parë ndëshkime. Ne i kemi parë gjëra të tilla në media dhe rrjetet sociale duke demaskuar haptazi procesi. Unë për njohjen e zgjedhjeve, duke qenë se kemi nevojë për siguri juridike, do të duhej që të pranohej futja në Kuvend.

Nëse opozita vë në pah dhe nxjerr se manipulimi i votës ka qenë i atyre përmasave sa ka penguar kahun e rrotacionit politik, atëherë duhet të kërkoheshin zgjedhje të parakohshme. Por unë nuk dua ta shoh vendit me një kuvend jo funksional. Për mua duhet të pranohen me rezerva këto zgjedhje.

Të fundit