Flash News

E-TJERA

Nurellari: PD po kthehet në bunkerizim, po rrezikohet e ardhmja e opozitës shqiptare

Nurellari: PD po kthehet në bunkerizim, po rrezikohet e ardhmja e
Adri Nurellari

Analisti Adri Nurellari ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike, përfshirë edhe vendimet e Këshillit Kombëtar të mbajtur të shtunën.

I ftuar në ‘News 24’, Nurellari tha se PD po shkon drejt bunkerizimit, pasi sipas tij, nuk po krijon epërsi morale kundrejt kundërshtarit, qoftë në sjellje apo në vendime.

E vetmja mënyrë që PD të vijë në pushtet është që të bëjë një epërsi morali, në sjellje, në vendime, kundrejt kundërshtarit. Një pjesë e mirë e njerëzve e kanë shitur votën me një thes miell dhe ky është problem thelbësor. Por, nëse nuk ka një ndryshim morali, një garë, një debat të brendshëm, kjo do vijojë. I vetmi në PD që pati kurajë me i thënë disa gjëra troç ishte Mark Marku.

Është për të ardhur keq. Në të kaluarën ka pasur më shumë debat, më tepër zëra në parti, por kësaj radhe ishin më të paktë. E them me keqardhje se ishte një proces që nuk ngjalli interes, qoftë në statut, qoftë në Këshill. Këshilli sot është disfunksional, se ka 450 anëtarë, ndërsa më parë kishte më pak, i mbante salla.

Çfarë kuptimi ka të kesh një këshill drejtues me kaq shumë veta. Nuk ka një ndryshim thelbësor në PD. Shoh me keqardhje që PD po kthehet në një bunkerizim dhe po rrezikohet e ardhmja e opozitës shqiptare”, tha Nurellari.

 

Të fundit