Flash News

E-TJERA

Nuri thirrje diasporës: Regjistrohuni sa më shpejt, mos e lini për minutën e fundit

Nuri thirrje diasporës: Regjistrohuni sa më shpejt, mos e lini

Franc Nuri, eksperti për votën e diasporës, u bëri thirrje emigrantëve të regjistrohen sa më shpejt para se të vijë afati i përfundimit.

Në Syri Tv, Nuri u shpreh se qytetarët shqiptarë duhet të angazhohen në zgjedhjet e 11 majit.

“Ajo që është rëndësishme sot, që e gjykoj unë, është hapur sot me 11 Janar mundësia e te gjithë emigrantëve për tu regjistruar. Dhe kjo mundësi ka një afat. Kjo mbyllet në fillim të marsit. Pra kjo mundësi nuk zgjat deri ditën e zgjedhjeve. Këtë duhet ta kenë shumë të qartë qytetarët shqiptarë. Duhet të regjistrohen që sot, sa më shpejt. Mos ta lënë për në minutën e fundit”, deklaroi Nuri.

Të fundit