Flash News

E-TJERA

'Nxënësit i'u gjet thikë dhe sopatë në çantë', denoncimi: Policia dhe Ministria e Arsimit fshehën rastin

'Nxënësit i'u gjet thikë dhe sopatë në

Një denoncim i rëndë është bërë publik nga gazetari Basir Çollaku, duke zbuluar një ngjarje shqetësuese të ndodhur në ‘Gjimnazin Petro Nini’ në Tiranë.

Sipas Çollakut, një nxënësi i është gjetur një thikë dhe një sopatë e vogël në çantën e shkollës pas kontrollit të kryer nga mësuesja dhe drejtoresha e institucionit.

Ngjarja ka ndodhur para 10 ditësh dhe, sipas denoncimit, policia nuk e ka referuar rastin, ndërsa Ministria e Arsimit ka tentuar ta mbajë të fshehtë.

Postimi i plotë:

Mësuesit përballen me akte të rënda dhune…

Një prind më rishkruan  një mesazh gabimisht të fshirë nga unë…

I nderuar zoti Çollaku,

Jam një prind i një nxënësi të shkollës Petro Nini dhe dua tju referoj për sa më ka informuar im bir që ka ndodhur në këtë shkollë para 10 ditësh.

Mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e Petro Ninit atë ditë kishin bllokuar fizikisht një nxënës të këtij gjimnazi dhe e kishin kontrolluar me forcë, duke i gjetur një thikë në trup dhe një sopatë të vogël të futur në çantën e shkollës.

Ky nxënës problematik mburrej në klasë me këto armë të ftohta dhe shokët e klasës e referuan rastin tek mësuesja, e cila për të qenë të sinqertë duhet përgëzuar për iniciativën e kontrollit të befasishëm së bashku me drejtoreshën.

Menjëherë kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë e cila shkoi dhe bëri shoqërimin e nxënësit dhe sekuestrimin e armëve të ftohta.

Nxënësi u përjashtua nga shkolla dhe ngjarja nuk kaloi pa u vënë re nga shumë nxënës të këtij gjimnazi.

Policia nuk e ka referuar fatkeqësisht këtë rast dhe së bashku me Ministrinë e Arsimit e kanë fshehur si ngjarje.

Për fat të keq sot ndodhi në shkollën Fan Noli e njëjta ngjarje që tek gjimnazi Petro Nini u parandalua nga një mësuese e përgjegjshme dhe një drejtoreshë.

Jemi vërtetë të shqetësuar me këtë situatë sa po mendojmë ta heqin fëmijën nga shkolla e shtetit dhe ta çojmë në ndonjë privat. Nuk kemi asnjë siguri dhe për më tepër nuk shikojmë dritë jeshile që gjërat do përmirësohen, pasi duke i fshehur këto fenomene, nuk eliminohet fenomeni, por shtohet akoma më tepër.

Për rastin në fjalë ju ftoj të investigoni dhe do vërtetoni që gjithçka ka ndodhur në sytë e fëmijëve dhe policia e ministria e fshehën si ngjarje.

Me respekt për ngritjen e zërit dhe kurajon tuaj…

Të fundit