Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Nxihet” libri i bardhë i investitorëve të huaj, nga korrupsioni, informaliteti e pasiguritë ligjore

Shoqata e Investitorëve të Huaj (FIAA) nënvizon se klima e biznesit në Shqipëri vijon të përballet me pasiguri strukturore, pavarësisht progresit në procesin e integrimit në BE dhe rritjes ekonomike të qëndrueshme.
Në “White Book 2025–2029”, publikuar së fundmi, kjo shoqatë evidenton korrupsionin, informalitetin, pasigurinë ligjore dhe ndryshimet e shpeshta fiskale si pengesat kryesore për investimet e huaja.
Sipas anketës së vitit 2025, perceptimi për klimën e biznesit ka rënë në 45 pikë nga 49 një vit më parë, ndërsa pritshmëritë mbeten optimiste në kahun e moderuar. Sipas publikimit kuptohet se informaliteti dhe korrupsioni vazhdojnë të minojnë konkurrencën e ndershme, ndërsa zvarritjet në gjyqësor dhe çështjet e pronësisë dobësojnë besimin e investitorëve.
FIAA ngre shqetësim të veçantë për sistemin tatimor ku rimbursimet e vonuara të TVSH-së, interpretimet e paqarta të ligjit dhe ndryshimet e shpeshta fiskale krijojnë presion mbi likuiditetin e bizneseve dhe rrisin kostot. Investitorët e vënë theksin te stabiliteti fiskal, qartësia në udhëzime dhe respektimi strikt i afateve ligjore nga administrata tatimore.
Ligji i ri për Tatimin mbi të Ardhurat, megjithëse synon modernizimin e sistemit, sipas FIAA-s ka krijuar paqartësi në zbatim, për shkak të mungesës së konsultimit të gjerë dhe udhëzimeve kontradiktore. Shoqata rekomandon rishikim teknik të dispozitave kyçe dhe harmonizim më të mirë me realitetin e ekonomisë shqiptare.
Tregu i punës mbetet një tjetër pikë e dobët, me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore të kualifikuar për shkak të emigracionit dhe mospërputhjes së aftësive. FIAA sugjeron forcimin e arsimit profesional dhe politika për mbajtjen e talenteve.
Në energji dhe infrastrukturë vërehen përmirësime, por besueshmëria dhe eficienca e kostove mbeten nën mesataren e dëshiruar. Ndërkohë, marrëdhëniet me institucionet publike kërkojnë rritje të kapaciteteve administrative dhe koordinim më të mirë.
FIAA thekson se procesi i negociatave me BE-në përbën një mundësi kyçe për të adresuar këto dobësi përmes zbatimit rigoroz të reformave, forcimit të shtetit ligjor dhe garantimit të një mjedisi të parashikueshëm dhe transparent për investitorët.
Pikat kyçe të Librit të Bardhë të FIAA
Klima e Biznesit dhe Qeverisja
- Perceptimi i klimës së biznesit në rënie krahasuar me 2024; pritshmëri e moderuar pozitive.
- Korrupsioni dhe informaliteti mbeten ndër shqetësimet kryesore.
- Kërkohet forcim i sundimit të ligjit, zbatim më konsistent i vendimeve gjyqësore dhe rritje e përgjegjshmërisë institucionale.
- Nevojë për konsultim sistematik dhe të hershëm me biznesin për çdo ndryshim ligjor.
Sistemi Tatimor dhe TVSH
- Vonesa në rimbursimin e TVSH-së dhe procedura administrative që cenojnë likuiditetin e bizneseve.
- Ndryshime të shpeshta fiskale dhe interpretime të paqarta nga administrata tatimore.
- Rekomandohet:
- Respektim strikt i afateve ligjore për rimbursim.
- Heqje e kushteve që kufizojnë të drejtën për interes në rast vonesash.
- Stabilitet fiskal dhe reduktim i kompleksitetit të kuadrit tatimor.
- Përmirësim i mekanizmave të apelimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Tatimi mbi të Ardhurat dhe Tatimi mbi Fitimin
- Ligji i ri për Tatimin mbi të Ardhurat (2024) ka sjellë pasiguri në zbatim dhe barrë administrative.
- Çështje në trajtimin e “Permanent Establishment” (Vendndodhje e Përhershme), transfertave ndërkombëtare dhe tatimit në burim.
- Rekomandohet:
- Rishikim teknik i dispozitave problematike.
- Qartësim i udhëzimeve zbatuese.
- Ulje e barrës së tatimit në burim për entitetet e huaja.
- Zbatim më i qartë i rregullave të transfer pricing (përcaktimi i çmimit të transaksionit mes kompanive të të njëjtit grup ndërkombëtar).
Tregu i Punës
- Mungesë e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe rritje e kostove të pagave.
- Emigracioni dhe mospërputhja e aftësive ndikojnë negativisht në investime.
- Rekomandohet:
- Forcim i arsimit profesional.
- Politika për zhvillimin dhe mbajtjen e kapitalit njerëzor.
- Lehtësim i procedurave për lejet e punës dhe qëndrimit.
Pronësia dhe Kadastra
- Vonesa në regjistrimin e pronave dhe pasiguri ligjore për titujt e pronësisë.
- Problematika në ndërveprimin me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.
- Rekomandohet:
- Përshpejtim i procedurave të regjistrimit.
- Qartësi në dokumentacionin kadastral.
- Akses më i gjerë elektronik për institucionet financiare.
Sistemi Bankar dhe Financat
- Nevojë për përmirësim të kuadrit për kreditimin dhe reduktimin e kredive me probleme.
- Propozime për:
- Miratim të ligjit për Credit Bureaus.
- Ndryshime në regjistrin qendror të llogarive bankare.
- Forcim të mbrojtjes së bankave në rast sekuestrimesh sipas ligjit antimafie.
- Masa për uljen e përdorimit të cash-it dhe de-euroizimin.
Energjia, PPP dhe Sektorë Strategjikë
- Ka përmirësime graduale në energji, por kërkohet rritje e parashikueshmërisë dhe eficiencës së kostove.
- Nevojë për kuadër më transparent në koncesione dhe PPP.
- Qartësi dhe qëndrueshmëri në ligjet për energjinë e rinovueshme, minierat dhe hidrokarburet.
Integrimi në BE
- Mbështetje e fortë për përafrimin me acquis të BE-së.
- Kërkohet që reformat të fokusohen në zbatim efektiv, jo vetëm në miratim ligjesh.
- FIAA ofron bashkëpunim të strukturuar me ekipin negociator për kapitujt që prekin klimën e biznesit./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43