Flash News

E-TJERA

Nxirret një tjetër trup i pajetë nga shtëpia e djegur në Berat, po kërkohet i fundit

Nxirret një tjetër trup i pajetë nga shtëpia e djegur

Pas Jovan Vangjelit, të moshuarit që ndërroi jetë si pasojë e zjarrit në një shtëpi në Berat, zjarrfikësit kanë mundur të gjejnë edhe trupin e shkrumbuar të djalit të tij, 36-vjeçarit Mateo Vangjeli. Ndërsa dyshohet se në brendësi është edhe një tjetër trup, ai i shokut të Mateos.

Më herët, zjarrfikësit u njoftuan prej familjarëve se në shtëpi kur ka rënë zjarri kanë qenë tre persona, pikërisht Jovan Vangjeli me të birin, Meteo, si edhe shoku i këtij të fundit.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së djeshme ku një zjarr përfshiu të gjithë shtëpinë duke mos i dhënë mundësi atyre që gjendeshin brenda të shpëtonin. Të afërmit i thanë gazetarëve se paraprakisht dyshojnë se shkak i zjarrit ka qenë një rezistencë, me të cilët banorët e shtëpisë ngroheshin dhe gatuanin.

Të fundit