Flash News

E-TJERA

Nxirrnin gurë nga mali i Tomorrit, arrestohen 3 persona, 5 në kërkim dhe 2 zyrtarë nën hetim

Nxirrnin gurë nga mali i Tomorrit, arrestohen 3 persona, 5 në

Policia e Beratit ka arrestuar tre persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjera, teksa janë vënë në hetim dhe drejtori dhe një specialiste e Autoritetit Kombëtar të Zonave të Mbrojtura (AZDM-së), kundër veprimtarisë së paligjshme të nxjerrjes së gurëve dekorativë.

Si rezultat janë  ka arrestuar tre persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjera, teksa janë vënë në hetim dhe drejtori dhe një specialiste e Autoritetit Kombëtar të Zonave të Mbrojtura (AZDM-së) në Berat.

Shërbimet e Policisë pas kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, arrestuan në flagrancë  të shtetasve: B.  L., 49 vjeç, (administrator subjekti), F. L., 42 vjeç, (vëllai i administratorit), Sh. L., 43 vjeç, (kushëriri i tij), të tre banues në Berat. Gjatë kontrollit në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, janë konstatuar duke larguar mjetin ekskavatorë, të cilin dyshohet se e përdornin për të nxjerrë gurë dekorativë.

Në përfundim të veprimeve të kryera për konstatimet gjatë kontrolleve të kryera ditën e  djeshme, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 5 administratorë subjektesh të tjerë, konkretisht shtetasit L. Q., E. Q., B.L., D. L., dhe N. T.,  pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit. 

Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit L. H., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i AZDM Berat, dhe F. N., 55 vjeç, (specialistë në AZDM Berat), të dy banues në Berat.” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për vepra penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura”, “Fshehje të ardhurave” dhe  “Mospagimi i taksave”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Të fundit