Flash News

E-TJERA

Nxorrën të dhënat personale të qytetarëve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu dy ekspertët e IT dhe përmbaruesit

Nxorrën të dhënat personale të qytetarëve, Gjykata e

Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për katër personat, të cilët akuzoheshin se kishin nxjerrë të dhënat personale të rreth 690 mijë qytetarëve, si paga apo targat e makinës.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën "detyrim paraqitje" për punonjësen e AKSHI-t, njeherazi specialiste e IT në Drejtorinë e Tatimeve Eni Qirjako. Ndërsa për kolegun e saj Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privat Klodian Sota dhe Endri Ikonomi ka vendosur masën "arrest shtëpie"

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesi përgënjeshtroi Prokurorinë dhe tha se Sota dhe Ikonomi nuk janë përmbarues. Organi i Akuzës zbardhi dhe skemën nga rrodhën të dhënat e qytetarëve. Punonjësja e AKSHI-t, njeherazi specialiste IT në Drejtorinë e Tatimeve Eni Qirjako i ka marrë të dhnëat e qytetarëve pasi kishte akses në sistem.

Më pas ajo ia kalonte në e-mail kolegut Agaraj, i cili i ka shkarkuar në kompjuterin e tij të punës dhe pastaj i ka kopjuar në CD. Më pas ai ia ka dërguar dorazi CD-të në periudha të ndryshme kohore përmbaruesit  Klodian Sota.

Ky i fundit i ka shitur të dhënat e qytetarëve te përmbaruesi tjetër, Endri Ikonomi kundrejt shumës 200 deri në 300 mijë lekë të vjetra.

Policia gjyqësore ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e Klodian Sotës një Hard Disk të jashtëm, në të cilin dyshohet se gjenden të gjitha të dhënat e pagave të nxjerra nga databaza e “Sistemit CATS”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marrë nga Andi Agaraj.

 

Të fundit