Flash News

E-TJERA

Nxori në pritë Hekuran Billën, lirohet nga qelia 27-vjeçarja Adiola Lakra

Nxori në pritë Hekuran Billën, lirohet nga qelia

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "detyrim paraqitje" për 27 vjeçaren Adiola Lakra, e cila u arrestua qershorin e vitit të kaluar si bashkëpuntore e Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Hekuran Billës.

Sipas prokurorisë dyshohet se ishte përdorur si “karrem” për të nxjerrë viktimën në pritë. E reja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit të 11 Qershorit 2020 dhe i ka lënë takim në zonën e Komunës së Parisiti, aty ku edhe po e prisnin vrasësit.

Adiola Lakra u zbulua si bashkëpuntore dhe u vu në pranga pas përgjimeve telefonike të Sebastian Malit, po ashtu me të cilin ishte në një lidhje. Pas ngjarjes 27-vjeçarja e pranoi të kishte pasur një raport me viktimën, por jo që të kete ndihmuar në vrasjen e tij. 

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasu Viktor Marku, daja i Sebastian Malit, është vëllai i Prel Markut, i vrarë në Angli nga Hekuran Billa, në vitin 2006. 

Të fundit