Flash News

E-TJERA

Nxorri armën e shërbimit në spital, pezullohet polici në Gjirokastër

Nxorri armën e shërbimit në spital, pezullohet polici në

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) për Rajonin Vlorë - Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit S.K., i cili shërben në Sektorin e Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Ai dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Masa e sigurimit u caktua pas kallëzimit të shtetases J.L., mjeke në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër, lidhur me një ngjarje të ndodhur më 25.10.2024, ku punonjësi i policisë ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore.

AMP fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi ose shkelje të ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90 ose duke dërguar ankesat në WhatsApp në numrin 0694151511.

Të fundit