Flash News

E-TJERA

“O Endri dole shumë i pabesë”, si u kërcënua Shabani për mandatin e deputetit?

“O Endri dole shumë i pabesë”, si u kërcënua

Lufta për një mandat solli përçarjen brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kërkesa e Zeqir Kordhonit, dajës së Endrit Shabanit, për të marrë mandatin e deputetit, solli një përplasje me Adriatik Lapajn.

Në redaksinë e emisionit Piranja ka mbërritur një audio-mesazh ku dëgjohet qartë kërcënimi që i bëhet kreut të Nismës Thurrje, Endri Shabani, kërcënim të cilin ai e citoi në reagimin që bëri kundrejt Lapajt.

"O Endri më dëgjo, dole shumë i pabesë. Po ta thotë shoku jot këtu, dole shumë i pabesë. Do të kushtojë rëndë kjo! Do të kushtojë jashtë mase rëndë! Ne nuk do ta lëmë kurrë, po kurrë Adriatikun vetëm. Kurrë! Adriatiku ka mbrapa një ushtri të tërë. Dakord. Po Ti me ato në rrogozet e tua, bashkë me dajo p…motrën, që do ta gjej, s’ka ku në p… motre të vejë. Ke bërë gabim të rëndë shumë. Të futëm në gjirin tonë…Të futëm në gjirin tonë se besuam por dolët shumë të pabesë. Do shihemi së shpejti. Dajoa s’ka ku në p ...të motrës të futet njëherë. Dajoa do ta paguajë shtrenjë, do t’i q....! Do shikosh ti", thuhet në audio-mesazh.

Të fundit