Flash News

E-TJERA

"O hajdut pronash", shoqërohen në polici qytetarët që protestuan para Ramës ndaj projektit TID

"O hajdut pronash", shoqërohen në polici qytetarët

Kryeministri Edi Rama është përplasur me banorët në Durrës për projektin TID, pas rreth dy orësh mbledhje në bashki.

Pas përfundimit të mbledhjes, Rama teksa ka dalë nga ambientet e bashkisë Durrës është përballur me protestën e qytetarëve kundër këtij projekti.  

"O hajdut, o maskara”, iu drejtuan ata ndërsa Rama u tha se ata s’kanë lidhje, dhe se janë “PD”, duke nënkuptuar se janë të nxitur politikisht. 

Menjëherë pas protestës para kryeministrit, policia shoqëroi disa qytetarë. 

Projekti TID është një nismë e qeverisë shqiptare që synon të kthejë zonën arkeologjike të qytetit në një park të madh urban.

Bashkia e Durrësit ka lajmëruar se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesa për të vijuar me realizimin e Projektit TID.

 

Të fundit