Flash News

E-TJERA

"O yll, ta nisa lajmin pa u lexuar vendimi akoma", bisedat përkëdhelëse të gjyqtarës Fetahu me Suel Çelën në SKY ECC

"O yll, ta nisa lajmin pa u lexuar vendimi akoma", bisedat

Politiko.al zbardh pjesë nga bisedat e dosjes voluminoze të SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës, i cili çoi në arrestimin e 18 personave nga SPAK, dy gazetarëve në detyrim paraqitje dhe të një avokateje në arrest shtëpie.

Në një bisedë të zbardhur nga në dosje, Suel Çela flet në Sky Ecc nën pseudonimin Marjus Lulaj, me gjyqtaren Pajtime Fetahu.

Ai i shkruan se ka takuar gjyqtarin Taulant Tafa dhe i kërkon ndihmë në lidhje me lehtësimin e pozitës të procedurës penale të Kelment Xhaferrit.

"O yll, ta nisa lajmin pa u lexuar vendimi akoma", bisedat

Pjesë nga biseda:

Pajtime Fetahu:Mirëmbrëma o yll, si je?

Marjus Lulaj: mirë të gjithë, isha në bodrum, nuk ka valë aty poshtë

Pajtime Fetah: u gëzove për vendimin? Ta nisa lajmin pa u lexuar vendimi akoma

Marjus Lulaj: hahahah po shumë

Pajtime Fetah: mirë shkoi, nuk pati kundërshtime

Marjus Lulaj: edhe mua më erdhi lajmi në kohë reale. tfalenderoj shumë

Pajtime Fetah: më beht shumë qejfi 

Marjus Lulaj: dhe ai të është mirënjohës, sa të kem jetën tha, i thashë për tilla raste jep drejtësi, po e di ca kemi zbuluar do habitesh

Pajtime Fetah: mos më ler në kureshje hahaha

Marjus Lulaj: doli vidjo te emisioni uniko, sajmir beqirin nëse të kujtohet në 2016

Pajtime Fetah: e ka vrarë ky?

Marjus Lulaj: poo

Pajtime Fetah: shumë mirë se merr të përjetshëm se i bashkohen dy dënimet

 

Të fundit