Flash News

E-TJERA

ODIHR raport paraprak për 25 prillin: Vëmendje specifike administratës zgjedhore, ‘përplasjeve’ e identifikimit biometrik

ODIHR raport paraprak për 25 prillin: Vëmendje specifike

Dy muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, OSBE-ODIHR ka publikuar sot një raport paraprak për vlerësimin e nevojave.

Sipas këtij raporti, ODIHR sugjeron dërgimin e 24 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 vëzhguesve afatshkurtër në të gjithë territorin e vendit.

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore informuan se do të merreshin të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe pranuan vlerën e shtuar të rekomandimeve pas një aktiviteti vëzhgimi të zgjedhjeve të ODIHR. Bashkëbiseduesit e tjerë vunë një theks të veçantë në vëzhgimin e periudhës parazgjedhore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e burimeve shtetërore.

“Një numër aspektesh do të meritonin vëmendje të veçantë, përfshirë punën e administratës zgjedhore, identifikimin biometrik të votuesve, fushatën dhe mbulimin e saj nga media, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve, veçanërisht në rrethanat e shkaktuara nga pandemia e COVID-19”, thuhet ndër të tjera në raport.

Po ashtu, në raport është ngritur shqetësimi i nënvijëzuar edhe nga opozita për vëzhgimin e periudhës parazgjedhore por edhe përdorimin e burimeve shtetërore.

ODIHR raport paraprak për 25 prillin: Vëmendje specifike

Të fundit