Flash News

E-TJERA

Odise Roshi firmos në Turqi, sa do të paguhet "raketa" shqiptare

Odise Roshi firmos në Turqi, sa do të paguhet "raketa"
Odise Roshi

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi do t'i bashkohet futbollit turk. "Panorma sport" thotë se Roshi do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi në skuadrën e Ligës së Parë turke, Boluspor.

Në bazë të kontratës ai do të përfitojë 250 mijë euro në vit. Roshi, i quajtur ndryshe "raketa" prej disa javësh është i lirë, pasi përfundoi kontratën me skuadrën nga rajoni i Çeçenisë, Akhmat Grozni.

Ai deklaroi për mediat pak kohë më parë se Turqia është një destinacion i mundshëm për të ardhmen e tij, duke i paraprirë vendimin që tashmë ka marrë.

Të fundit