Flash News

E-TJERA

OECD e klasifikon tatimin 5% të kompanive të IT-së në Shqipëri si një praktikë të dëmshme

OECD e klasifikon tatimin 5% të kompanive të IT-së në

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) e klasifikoi tatimin 5% të kompanive të IT-së në Shqipëri, si një praktikë të  dëmshme.

Kështu shkruan gazetari Klodian Tomorri referuar klasifikimit të OECD, duke sqaruar se norma preferenciale e taksimit të kompanive të IT-së, është thjesht  një mekanizëm për të shmangur taksat dhe nuk ka asnjë përfitim për ekonominë tonë dhe qytetarët shqiptarë.

Ndër të tjera Tomorri shkruan se pas këtij klasifikimi vjen dhe paralajmërimi për futjen e Shqipërisë në listën e vendeve jo bashkëpunuese përsa i përket regjimit tatimor.

“OECD sapo e klasifikoi tatimin 5 per qind te kompanive te IT-se ne Shqiperi si nje praktike te dëmshme. Klasifikimi ne kete kategori do te thote se norma preferenciale e taksimit te kompanive te IT eshte thjesht nje mekanizëm per te shmangur taksat dhe nuk ka asnje përfitim per ekonominë apo qytetaret.

Pas ketij klasifikimi vjen paralajmërimi per futjen e Shqipërisë ne listen e vendeve jo bashkëpunuese per regjimin tatimor. Me shume gjasa qeveria do te rezistoje per ta hequr favorin se zyrtaret qarkullojnë parate e veta aty qe burojne nga tenderat korruptive te AKSHI-t.

Qendrimi i OECD-se merret automatikisht dhe nga Bashkimi Europian, i cili edhe ky do kercenoje me futjen e Shqiperise ne listen e zeze”, shkruan gazetari. 

Të fundit