Flash News

E-TJERA

Ofendimet e Veliajt ndaj Kalasë/ Rrjeti i Fuqizimit të Grave: S’janë retorikë, nxisin urrjetje

 

Ofendimet e Veliajt ndaj Kalasë/ Rrjeti i Fuqizimit të Grave:

Rrjeti i Fuqizimit të Grave ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj ndaj Kryetares së Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja.

 Përmes një reagimi në faqen zyrtare në Facebook, Rrjeti i Fuqizimit të Grave ka dënuar ashpër gjuhën denigruese dhe seksiste në diskursin politik dhe mediatik të përdorur nga Veliaj.

Postimi i Plotë:

Marrë shkas nga deklaratat e fundit publike ndaj një gruaje, vërejmë sërish përdorim të gjuhës denigruese dhe seksiste në diskursin politik dhe mediatik!

Përshkrimet dhe etiketimet fyese nuk janë thjesht retorikë, por nxisin diskriminim, më shumë gjuhë urrjetjeje (e cila duket se kohëve të fundit nuk po ndalet të gjithë kundër të gjithëve) si dhe dëmtojnë përpjekjet për një shoqëri të barabartë.

Një nga aspektet më shqetësuese të këtij fenomeni është përdorimi i gjuhës diskriminuese kundër grave dhe vajzave, si dhe ndaj grupeve të cenueshme, përfshirë njerëzit interseksualë (hermafroditët).

AWEN dënon çdo formë të gjuhës denigruese veçanërisht kur ajo përdoret për të deligjitimuar gratë dhe vajzat në hapësirat publike.

Ne vijojmë punën dhe u bëjmë thirrje aktorëve publikë e liderëve politikë të mbajnë një gjuhë të dinjitetshme dhe të promovojnë një komunikim të bazuar në respekt dhe barazi.

 

 

Të fundit