Flash News

E-TJERA

Ofendoi lojtarin shqiptar, UEFA ndëshkon Marko Arnautovic

Ofendoi lojtarin shqiptar, UEFA ndëshkon Marko Arnautovic

Austria do të jetë pa sulmuesin Marko Arnautovic për të enjten në ndeshjen e Grupit C të Euro 2020 kundër Holandës pasi ai u ndëshkua nga UEFA.

Një hetim u hap nga UEFA pas festimit të golit të Arnautoviç në fitoren e Austrisë ndaj Maqedonisë së Veriut pasi erdhi si zëvendësues të Dielën.

Arnautoviç, i cili ka prejardhje serbe, kërkoi falje të hënën për reagimin e tij ndaj tifozëve të Maqedonisë së Veriut por mohoi që ai kishte përdorur gjuhë raciste ndaj tyre.

Por sërish   bordi i apelit i UEFA-s vendosi: “Të pezullojë lojtarin e Federatës Austriake të Futbollit, Marko Arnautovic, për ndeshjen tjetër të garës së ekipit përfaqësues të UEFA-s. Trupi i Apelit i UEFA-së tha të Mërkurën se kishte pezulluar Arnautoviç pasi ka "fyer" një tjetër lojtar.

 

Të fundit