Flash News

E-TJERA

Emrat/ OFL iu kërkon deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për trafik droge

Emrat/ OFL iu kërkon deklarimin e pasurisë dy të dënuarve

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dy shtetasve të dënuar më parë për trafikim narkotikësh.

Më konkretisht OFL i ka nisur formularin:

Shkëlqim Miri, banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Adem Keçi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të fundit