Flash News

E-TJERA

OFL 'shkrihet' në 1 janar, 9 muaj 'aksion' por ende asnjë pasuri e konfiskuar

OFL 'shkrihet' në 1 janar, 9 muaj 'aksion' por ende
Foto Ilustruese/ Operacioni Forca e Ligjit në aksion

Operacioni Forca e Ligjit 'shkrihet' në 1 janar. I krijuar në shkurt të këtij viti me afat të përkohshëm, akti normativ përcaktonte përfundimin e detyrës së task forcës në 1 janar 2021 ( por që lihej mundësia e rinovimit).

Pas 9 muaj 'aksion', OFL nuk ka dhënë rezultate konkrete pasi s'ka ende asnjë pasuri e konfiskuar.

Report Tv bën me dije se nga 1 janari i vitit që vjen s'do të dërgohet më asnjë formular në kuadër të OFL-së, dhe se vendimi i marrë nga drejtues të task forcës pritet të zyrtarizohet edhe ligjërisht.

Pritet që pas disa ditëve të vendoset ndërhyrja në ligj për të zgjatur vetëm afatin e proceseve në hetim dhe ato në gjykim deri në përfundim të tyre. Nga ana tjetër për subjektet e OFL-së do të vendoset edhe kushti për t'u përjashtuar përjetësisht nga tenderat publik dhe ofrimin e shërbimeve publike.

Prej shkurt 2020 deri tani ende asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar me konfiskim të pasurisë për llogari të shtetit. Janë 192 kërkesa që ka trajtuar SPAK, nga të cilat ka kërkuar 49 konfiskime por janë ende në proces.

Sipas ligjit pasuritë e sekuestruara kthehen në kopshe çerdhe shkolla apo rajone policie. Objekti i parë sekuestruar me OFL ishte resorti golden i Hajrave, i cili aktualisht e i hapur nën administrimin e agjensisë së aseteve të sekuestruara.

Të fundit