Flash News

E-TJERA

Ofroi para në këmbim të votës, GJKKO merr vendimin për ish kandidatin e LSI-së për deputet

Ofroi para në këmbim të votës, GJKKO merr vendimin për

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën “arrest shtëpie” për ish kandidatin e LSI-së për deputet, Etjon Joka. Ky i fundit u arrestua një ditë mëparë pasi akuzohet për korrupsion në zgjedhje. Ai ishte shpallur në kërkim prej disa muajsh.

Kujtojmë se Etjon Joka, i cili ishte renditur i 22-ti në listën e LSI për qarkun e Tiranës, u shfaq në disa video gjatë fushatës duke ofruar para në këmbim të votës për të dhe forcën politike ku bën pjesë.

Pas videos 32 vjecari u shpall në kërkim dhe dosja i kaloi SPAK-ut. GJKKO caktoi në mungesë masën "arrest me burg" ndaj tij.

Ish-kandidati për deputet i LSI Etjon Joka më parë e ka mohuar videon duke thënë se kjo ishte e sajuar.

Të fundit