Flash News

E-TJERA

Sulmohen zyrat elektorale të PS-së dhe PDIU-së në Fier, thyhen xhamat me gurë

Sulmohen zyrat elektorale të PS-së dhe PDIU-së në Fier,

Dy zyra elektorale të subjekteve politike janë sulmuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Fier. Persona ende të paidentidikuar kanë thyer me gur xhamat e e zyrave elektorale të dy subjekteve politike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen “1 Maj” Fier, në rrugën “Jani Bakalli”, pranë poliklinikës. Mësohet se janë dëmtuar zyrat e Partisë Socialiste dhe të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

PS dhe PDIU janë kundërshtarë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pasi kjo e fundit do të garojë në një koalicion të përbashkët me PD-në.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Kujtojmë se një tjetër incident u regjistrua dhe para pak ditësh në Elbasan. Militantët e dy partive politike u përplasën fizikisht më 14 mars gjatë Ditës së Verës.

Të fundit