Flash News

E-TJERA

‘Sulmohet’ gjatë raportimit gazetarja, SJ: Autoritetet po pengojnë mediat, e patolerueshme

‘Sulmohet’ gjatë raportimit gazetarja, SJ: Autoritetet po

Tre ditë më parë, teksa raportonte një ngjarje, gazetarja e televizionit FaxNews Besarta Demushaj, është sulmuar dhe dhunuar nga dy persona.

Demushaj ishte duke mbuluar rastin e një gruaje cila posedonte një dyqan në rrugën ‘Hoxha Tahsim’ në Tiranë. Pasi gazetarja mbërriti në vendngjarje, menjëherë erdhën edhe ndërtuesi i pallatit se bashku me kunatin e tij të cilët e goditën dhe shkelmuan gazetaren. Demushaj kallëzoi në polici dy personat, të cilët u proceduan penalisht.

Studiuesja e gazetarëve të sigurt në Shqipëri, Blerjana Bino, shprehet se raportimi në peizazhin aktual mediatik shqiptar, e bënë gazetarin më të brishtë përballë sfidave dhe shton se raste të tilla duhet të kenë një hetim transparent.

“Ky është rast veçanërisht i ndjeshëm sepse Demushaj është një gazetare shumë e re që bën reportazhe nga terreni dhe si e tillë përballet me sfida të shumta. Të gjithë e dimë se situata është veçanërisht e brishtë për gazetaret në peizazhin aktual mediatik shqiptar, kështu që këto raste nuk mund të tolerohen. Autoritetet e Policisë kanë reaguar menjëherë, gjë që është e lavdërueshme, por duhet të sigurohet ndjekja e duhur dhe hetimi transparent”, tha Bino.

Edhe më herët, në muajin dhjetor gazetarja Jonida Omeri po e televizionit FaxNews, teksa raportonte nga bashkia e Vorës, është penguar nga përfaqësuesit e komunës që të raportojë ngjarjen.

“Kjo është një përpjekje tjetër e autoriteteve publike për të penguar punën e gazetarëve dhe raportimin e mediave, duke i penguar ata që t’i japin zë qytetarëve dhe luftës së tyre përballë shtetit”, shtoi Bino.

‘RrjetiSafeJournalists’, që përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, solidarizohet me kolegët shqiptarë të FaxNews dhe dënon këto sulme aktuale. Kërkojmë hetim të duhur të rastit të Besarta Demushajt dhe transparencë rreth rezultateve të hetimit. Njëkohësisht, rrjeti ynë kërkon dënim të qartë të përpjekjes së autoriteteve vendore për të penguar punën e gazetarëve dhe për të praktikuar një tolerancë zero ndaj sulmeve ndaj gazetarëve.

Të fundit