Flash News

E-TJERA

Sulmohet me armë lokali i një shqiptari në Greqi

Sulmohet me armë lokali i një shqiptari në Greqi

Lokali i një shqiptari është sulmuar në orët e vona të natës në Athinë me armë zjarri.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Patisia rreth orës 3 të mëngjesit. Mësohet se persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar të paktën 7 herë në drejtim të lokalit.

Plumbat kanë thyer xhamat, por nuk ka pasur të lënduar pasi lokali ishte i mbyllur. Pronai i lokalit mësohet se është Pëllumb Hasani, nga Babica e Vlorës.

Të tmerruar, banorët e një lagjeje të qetë në Patisia u hodhën nga shtretërit e tyre kur të panjohur hapën zjarr dhe goditën me plumba një ndërtesë në zonë.

Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje gjetën shtatë gëzhoja dhe një predhë.

Hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë ndërmarrë nga efektivë të policisë së sigurisë së Drejtorisë vendore.

Të fundit