Flash News

E-TJERA

Sulmohet me molotov makina e drejtorit të tenderave në Bashkinë e Tiranës

Sulmohet me molotov makina e drejtorit të tenderave në Bashkinë e

Është sulmuar me motolotv një makinë e parkuar pranë Bashkisë së Tiranës.

Mësohet se makina është në pronësi të Drejtorit të Tenderave në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha.

Personi që hodhi shishen molotov është ende i paidentifikuar dhe nuk janë shënuar dëme në makinë.

“Më datë 25.03.2022, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi të shtetasit T. T. Zjarri është fikur pa shkaktuar dëme”, njoftoi policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit