Flash News

E-TJERA

Sulmoi me kaçavidë oficeren, policia greke qëllon me armë shqiptarin gjatë operacionit antidrogë

Sulmoi me kaçavidë oficeren, policia greke qëllon me armë

Një shqiptar u plagos me armë nga policia greke gjatë një operacioni policor antidrogë në Universitetin Teknologjik Zografou në Athinë.

Esmin Ferhati është 30-vjeç u plagos pasi ky i fundit qëlloi me kaçavidë një oficere policie, me të cilën ai u përplas fizikisht gjatë aksionit policor në orën 06:00 të mëngjesit, ku u arrestuan 22 persona.

Oficerja ka qëlluar shqiptarin me armën e shërbimit për t’u vetëmbrojtur, shkruan protothema.gr.

I riu shqiptar është transferuar në spital, pasi ka marrë lëndime në këmbën e tij, ndërsa ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje si dhe grabitje. 

Të fundit