Flash News

E-TJERA

Sulmoi me shishe uji ministrin grek Dendias, Idrizi: Ishte emocionale

Sulmoi me shishe uji ministrin grek Dendias, Idrizi: Ishte emocionale

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka reflektuar sa i takon gjestit të tij ditën e sotme ku tentoi të sulmojë me shishe uji eskortën e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias.

Ai tha se ai ishte një akt emocional dhe duhet të kërkojë ndjesë por ajo ishtë më e pakta që mund të bënte me mënyrën se si po sillet policia shqiptare dhe vetë Greqia.

“Ishte veprim emocional, padyshim, në kushte normale nuk duhet ta kisha bërë. Po ju them në emër të shqiptarëve të Çamërisa, nga mënyra si po sillet, shishja e ujit ishte gjëja më e paktë.

Përballë mijëra shqiptarëve të Çamërisë, janë 3 mijë veta të vrarë nga eksodi biblik, mijëra të shpërngulur bashkë me babain tim. Pavarësisht se nga pikëmaja qytetare duhet të kërkoj ndjesë. Shumë dhimbshme për një anëtar të Çamërisë e diskutum jo e harruam, është lëndim i dytë. Ne jemi rritur me tregimet e gjyshërve, jemi rritur me gjenocidin etnik dhe atë  masakër. Sigurisht që është e papranueshme, si mund t’i thonë një anëtari të Shoqërisë ‘’Çamëria’’ harrojeni, nuk ekzistoni. Kjo është një çështje për gjithë shqiptarët. Ta zinte në kokë ministrin ajo shishja e ujit, mbase do freskohej njëçik meqë është dhe vapë.”- tha Idrizi.

Të fundit