Flash News

E-TJERA

Denoncon gazetarja: "Diktatura dixhitale" nuk na lejon të postojmë lajmin për Rrumbullakun

Denoncon gazetarja: "Diktatura dixhitale" nuk na lejon të

Një ditë më parë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, drejtoi gishtin e akuzës ndaj mediave. Rrumbullaku pretendoi se gazetarët kishin dezinformuar opinionin publik lidhur me vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

Rrmbullaku paralajmëroi ndjekje penale për ato media që kishin hedhur dyshime se ngjarja në fjalë ishte fshehur, duke cenuar haptazi lirinë e medias.

Gazetarja e BIRN, Blerina Gjoka, ka treguar se lajmi i botuar nga Reporter.al me titullin “Kreu i Policisë së Shtetit sulmon mediat për vrasjen e 42-vjeçarit në Pogradec”, bllokohej nga Facebook. Pra, lajmi postohej në platformë, por më pas fshihej automatikisht.

“Facebook nuk na lejon të postojmë lajmin për Rrumbullakun që sulmon mediat. Diktatura dixhitale!”, shkruan Gjoka.

Denoncimi i saj është mbështetur nga kolegu, gazetari Isa Myzyraj. AI pohon se Facebook i ka fshirë postimin e lajmit edhe gazetarit.

Denoncon gazetarja: "Diktatura dixhitale" nuk na lejon të

Të fundit