Flash News

E-TJERA

Sulmoi një adoleshent rom, arrestohet një 39-vjeçar shqiptar në Greqi

Sulmoi një adoleshent rom, arrestohet një 39-vjeçar shqiptar

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi ka sulmuar me thikë një 17-vjeçar të komunitetit rom në Argostoli të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, më 8 mars, kur për arsye ende të panjohura, një konflikt i çastit ka shpërthyer mes dy të rinjve. Sipas mediave vendase, 39-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur adoleshentin.

Fatmirësisht, 17-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është në gjendje stabile. Ndërkohë, autori i sulmit është ndaluar dhe është vendosur në paraburgim. Policia ka bërë të ditur se, pas verifikimit të të dhënave të tij, ka rezultuar se 39-vjeçari qëndronte ilegalisht në Greqi.

Autoritetet greke po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti të dhunshëm.

Të fundit