Flash News

E-TJERA

Sulmoi SPAK, gazetari Hoxha: Rama ka nuhatur diçka, ka një hetim që përfshin të dy krahët

Sulmoi SPAK, gazetari Hoxha: Rama ka nuhatur diçka, ka një hetim

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka ngritur dyshime të forta mbi akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK.

I ftuar në ABC, Hoxha tha se Prokuroria e Posaçme ka në hetim çështje që nuk janë bërë publike dhe që mund të trazojnë më shumë ujërat në politikë.

Sipas tij, Rama ka nuhatur se çështja në fjalë ka të përfshirë personazhe si nga maxhoranca ashtu edhe nga opozita.  

“Në një situatë të tillë, di që SPAK ka në hetim çështje që nuk janë bërë publike. Çështje që kanë brenda edhe këta të opozitës dhe maxhorancë. Në të njëjtën çështje janë brenda. Besoj se është shpejt., kam dorëzuar në SPAK materiale për këtë gjë.

Kam pasur prova dhe  kam vënë në dispozicion. Atë që kisha e dorëzova. Dhe kjo më krijon bindje se SPAK nuk po mban anë. Nuk është sukses të arrestosh një politikan por ta dënosh. Këto arrestimet që bëhen sa për fushatë janë të gabuara. Dënimet janë të rëndësishme. Kjo është situata që ne ndodhemi. Kryeministri në ato sondazhet e veta ka nuhatur diçka”, tha ai.

 

Të fundit