Flash News

E-TJERA

Sulmoi SPAK, Kim- Ramës: Jo e përshtatshme që politikanët thonë se 'drejtësia nuk funksionon kur ana ime përfundon në burg'

Sulmoi SPAK, Kim- Ramës: Jo e përshtatshme që politikanët

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim deklaron se ka ardhur momenti që drejtësia e re të veprojë dhe të plotësojë standardet njësoj si në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës që mbajti në konferencën me temë “Drejtësi në kohë sfidash”, Kim tha se nuk është e  përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet, ose jo, të shprehen se drejtësia shërbehet vetëm kur kundërshtari përfundon në burg dhe ana ime jo.

Më lejoni të jem e qartë dhe pak jo diplomatike, çfarë është drejtësia, si duket Shqipëria kur reforma të jetë zbatuar. Ne do ta dimë që Reforma ka qenë ssukseshme, por mos quhet më e zakonshme, 

Të mos mendojmë që është e përshtatshme që drejtuesit politikë në pushtet ose jo, të thonë se drejtësia shërbehet vetëm kur tjetri përfundon në burg dhe drejtësia nuk funksionon kur ana ime përfundon në burg.

Këto nuk janë standardet e drejtësisë. Nuk duhet të vazhdojnë me drejtësinë e të shkuarës, drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri është ajo me standarde që janë në përputhje me BE, kjo është ajo qe njerëzit presin”, tha ajo.

Kujtojmë se të shtunën, në Asamblenë e PS-së kryeministri Edi Rama i tërhoqi sërish vëmendje SPAK-ut dhe i bëri thirrje institucionit që të nxjerrë  para të gjithë politikanët e nivelit të lartë që janë të përfshirë në afera kriminale apo të shpallur non-grata.

Të fundit