Flash News

E-TJERA

"Oj Kosovë, oj nëna ime", shqiptari mahnit jurinë e "American Idol" në SHBA

"Oj Kosovë, oj nëna ime", shqiptari mahnit jurinë e

Kimi, djaloshi me origjinë nga Kosova, ka mahnitur jurinë e “American Idol”. Në paraqitjen e tij të parë, Kimi ishte nervoz dhe u emocionua. Juria i dha disa këshilla se çfarë të ndryshonte.

Teksa folur për origjinën e tij, Kim tregoi se sa të vështirë e ka pasur lëvizjen nga Kosova drejt SHBA-ve bashkë me familjen e tij. Ai zgjodhi të këndonte fillimisht "Heal" nga Tom Odell.

Më pas juria këmbënguli që Kim të këndojë një këngë shqipe, e cila i dha një "po" të trefishtë nga juria.

Kimi është një shqiptar 25-vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili aktualisht jeton në Brooklyn dhe punon si server në restorant. Ai u rrit me gjashtë vëllezërit e motrat e tij duke parë American Idol që në moshë të re.

“Mamaja ime tha që kur kam lindur, ‘Do të bëhesh artist’”, tha Kimi në emision. Kimi gjithashtu deklaroi se muzika dhe kënga e ndihmuan atë të mësonte anglisht vetëm gjashtë vjet më parë. Po ashtu, muzika dhe kënga janë një lidhje e rëndësishme mes tij dhe nënës së tij.

“Kur ajo mbeti shtatzënë me mua, Kosova po kalonte një luftë”, tha Kimi. "Dhe ishte një kohë shumë, shumë e vështirë."

Të fundit