Flash News

E-TJERA

“Çoji cigare shokut tënd te burgu”/ Basha i kujton “fatin” e Tahirit, Manja: Do të sjellë edhe ty

“Çoji cigare shokut tënd te burgu”/ Basha i kujton

Kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja nga foltorja e Kuvendit, duke i sjellë në vëmendje dosjen 184.  

Ai u shpreh se Manja është i përfshirë në vjedhjen e votive në Dibër, ndërsa shtoi se drejtësia nuk do ta harrojë ministrin.

“Dibra është një krim i pagjykuar. Ky që i premtonte hajdutit të votave të Dibrës promovimin është promovuar vetë është bërë ministër Drejtësie.

Drejtësia mund të vonojë dhe sa më shumë vonon aq më shumë dëmton, por nuk mungon. Mendohu mirë Ulsi Manja se për momentin mund të duket vetja i përkëdhelur, i mbrojtur, por harroje ti dhe këtë po ta them në emër të qytetarëve se nuk do të vijë dita që të japësh llogari edhe ti me pjesën tjetër të bandës së strukturuar kriminale për dosjen 184”, tha Basha.

Ai i kujtoi se ish-kolegu i tij Saimir Tahiri ndodhet në burg. “Çoji cigare shokut tënd te burgu. Kështu kapardisej edhe ai”, u shpreh Basha. Ndërsa ministri i është drejtuar: Do të të sjell edhe ty.

 

 

Të fundit