Flash News

E-TJERA

Oketa: Basha e përçau PD-në, anëtarësia zgjodhi Berishën

Oketa: Basha e përçau PD-në, anëtarësia zgjodhi

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, ka komentuar situatën aktuale në Partinë Demokratike, ku KQZ vendosi të shtyjë regjistirmin në zgjedhjet e 14 majit.

Oketa, i ftuar në studion e “News 24”, u shpreh se ishte një vendim i gabuar që çështja të çohej në gjykatë. Oketa shtoi se Basha e përçau partinë duke marrë vendime të gabuara,

Ai tha se anëtarësia tashmë ka zgjedhur Berishën dhe po shumica, vendosi ta shkarkojë Bashën dikur nga posti i kryetarit.

“Fatkeqësisht pas vendimit të datës 3 mars të gjykatës, gjërat kanë shkuar dhe më larg. Do mbetet e tillë dhe pas 14 majit. Nuk i referohem thjesht vendimit të gjykatës, pasi ishte zgjedhje e gabuar e atyre që e çuan çështjen në gjykatë, pasi çështjet e brendshme zgjidhen brenda partisë, forumeve.

Korrektesa juridike duhet të kishte filluar që në momentin kur zotit Berisha iu njoftua largimi nga grupi parlamentar. Më pas ai duhet të ankimonte vendimin dhe më pas të jepej vendimi i gjykatës. Zoti Basha se bëri këtë asnjëherë se nuk i kishte numrat për të kaluar një vendim të tillë në kryesi. Ai e përçau akoma më shumë PD. Nuk është rasti i parë dhe i vetëm që zoti Basha merr vendime të gabuara. Anëtarësia në shumicë kërkon që atë parti ta drejtojë zoti Berisha. Bëj pjesë te ata që kanë vërejtjet e mia, por e pranoj këtë realitet. Anëtarësia, shuma, e shkarkoi Bashën”, tha Oketa.

Të fundit