Flash News

E-TJERA

Olaf Scholz viziton Ballkanin Perëndimor, por ‘shmang’ Tiranën, Rama i bashkohet në Athinë

Olaf Scholz viziton Ballkanin Perëndimor, por ‘shmang’

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të nisë sot vizitën e tij të parë në Ballkanin Perëndimor. Turi i takimeve nis me Kosovën. Në Prishtinë kancelari gjerman do të takohet me lider të Kosovës dhe me përfaqësues të trupave të KFOR-it.

Po sot, Scholz do të udhëtojë drejt Serbisë dhe Greqisë, Në Athinë kancelari gjerman do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Ndërsa më 11 qershor, Scholz do të vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Në listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat Scholz do të vizitojë, mungojnë Tirana, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina. Megjithëse, Scholz ‘shmangu’ një vizitë në Tiranë, kryeministri Edi Rama do t’i bashkohet në Samitin e SEECP.

Në këtë takim do të marrin pjesë liderët e 13 shteteve pjesëmarrëse ndërsa në foksu do të jetë lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në vendet e rajonit

Në Samit do të marrin pjesë presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen, presidenti i Këshillit Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Cholz.

Të fundit