Flash News

E-TJERA

OLAF zbardh skemën e abuzimit me fondet e BE: Si zgjidheshin përfituesit me oferta false dhe pa konkurrencë?

OLAF zbardh skemën e abuzimit me fondet e BE: Si zgjidheshin

Zyra kundër mashtrimit Ekonomik në BE, OLAF ka zbardhur skemën korruptive të shpërndarjes së fondeve të BE-së për fermerët në Shqipër.

Në raportin vjetor për vitin 2024, OLAF tregon se pas hetimeve, përfshirë përdorimin e teknikave dhe kërkimeve shkencore dixhitale të dokumenteve të lidhura me marrësit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, gjeti parregullsi gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve.

Sipas OLAF, fermerëve u merreshin në formën e ryshfetit pjesë të konsiderueshme të granteve përmes kompanive të konsulencës të përzgjedhura paraprakisht. Ndërkohë që në shumë raste përfituesit e fondeve përzgjidheshin me konkurse të manipuluara.

“Aplikantëve u kërkohej të paguanin një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre tek një kompani konsulence lokale. Në raste të tjera kontratat janë dhënë pa konkurrencë ose përmes një konkursi të manipuluar me oferta falsë, ndërkohë që në disa projekte u gjetën çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale,” thotë raporti i OLAF.

 

Të fundit