Flash News

E-TJERA

Oliver Varhelyi me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor: Nuk ka fonde, nëse nuk zbatohen reformat

Oliver Varhelyi me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor:

Komisioneri i Zgjerimit i BE Oliver Varhelyi zhvilloi sot një takim virtual  me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e Procesit të Berlinit dhe planit të mbështetjes ekonomike.

Në takimin online mori pjesë gjithashtu Zëvendës Ministri i Jashtëm Gent Cakaj.

Varhelyi u bëri të qartë ministrave se nëse “qeveritë e tyre nuk do të ishin të vendosura për zbatimin e reformave thelbësore”, ata nuk do të ishin në gjendje të merrnin fonde nga BE.

Gjithashtu theksoi se reformat e kërkuara nga BE janë “reformat ekonomike, forcimi i sundimit të ligjit dhe parimeve demokratike, lufta kundër korrupsionit, reformat administrative”.

Përmes një postimi Twitter pas takimit, Komisioneri Evropian tha se “Bashkëpunimi rajonal nuk është një alternativë ndaj integrimit evropian, por një pjesë thelbësore e tij. Rajoni duhet të krijojë një mjedis ku të rinjtë zgjedhin të qëndrojnë dhe të ndikojnë në ekonominë lokale dhe shoqërinë.”

Të fundit