Flash News
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
Nga Nikolla te Shalsi dhe Braçe/ PS zgjedh Kryesinë e re, emrat që mbetën jashtë
Gazetari Basir Çollaku, ka folur pasditen e kësaj të enjte mbi deklaratat e forta të kreut të PL-së, Ilir Meta, ndaj SPAK dhe Altin Dumanit.
I ftuar në ‘Task Force” në Syri Tv, Çollaku tha se SPAK nuk përmend emrin e Edi Ramës në rastin e dosjes Partizani, nuk përmend emrin e Erion Veliajt në rastin e inceneratorit të Tiranës apo 5D, nuk përmend emrin e Olsi Ramës në dosjen Xibraka, pra duket se dosjet vlerësohen jo nga faktet dhe provat, sipas deklarimeve të Altin Dumanit, por nga emrat.
“Ajo çfarë z. Meta deklaroi, si formë nuk është e përshtatshme për gjuhën e një Presidenti apo Kryeministri, por në përmbajtje duhet të kini parasysh faktin se SPAK duket se ka krijuar ndonjë department historie aty.
Çdo punë matet me rezultatet. Të dhënat e Krimeve të Rënda kanë qenë shumë herë më të mira se sa ajo që ka SPAK sot”, tha Çollaku.
Sipas tij, mburoja që shfaqet kur hetimi shkon drejt Kryeministrit dhe Kryetarit të Bashkisë i komplekson prokurorët e SPAK.
“Nuk kanë shkuar asnjëherë në zyrat e tyre për të marrë prova dhe fakte”, tha Çollaku, duke shtuar se ato janë në pozicione që mund të prishin apo fshehin prova dhe fakte që mund t’I shërbejnë hetimit.