Flash News

E-TJERA

Olsi Jazexhi: Yuri Kim u shpall ‘non grata’ në Turqi, kërcënoi Metën. Burimi: Nuk është e vërtetë

Olsi Jazexhi: Yuri Kim u shpall ‘non grata’ në Turqi,

Historiani Olsi Jazexhi ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se ambasadorja e SHBA Yuri Kim është shpallur ‘non grata’ kur ka shërbyer në Turqi.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’, Jazexhi tha se edhe kur erdhi në Shqipëri, ajo ka vazhduar të njëjtin ‘avaz’, mirëpo kjo deklaratë e tij ka ngjallur debat dhe reagime mes të ftuarve të tjerë të panelit.

Jazexhi: Koha po tregon se po kthehemi në anti-amerikanë. Yuri Kim është dëbuar nga Turqia para disa vitesh, pasi ka shkelur protokollin, është shpallur non grata për mbështetje e një prej pucistëve në Turqi. Pasi erdhi në Shqipëri vazhdoi të njëjtin avaz.

Gjikondi: Dihet që Erdogan është autokrat

Lela:  Nuk do të thotë shumë që Erdogan të shpall ‘non grata’

Jaxhezi: Ka kërcënuar presidentin Meta. Duke qenë se jemi popull i vogël i kompleksohen më të fortit.

Gjikondi: Shqiptarët nuk e vlerësojnë amerikanë nga frika, i ke humb lidhjet me Shqipërinë

Burimi: Nuk është dëbuar Yuri Kim. Shërbimet sekrete e përgjuan dhe kapën me zyrtarin e opozitës në Turqi, por nuk shkeli protokolle.   

Të fundit