Flash News

E-TJERA

Olsi Rama del nga SPAK: Dhashë sqarime për dosjen e “Xibraka

Olsi Rama del nga SPAK: Dhashë sqarime për dosjen e “Xibraka

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur sot për herë të dytë në Prokurorinë e Posaçme.

Pasi doli nga ambientet e SPAK, ai tha për mediat se ka dhene sqarime për dosjen e “Xibraka". 

"Dhashë sqarimet e mia si person në dijeni për dosjen e “Xibrakës”, për ato që keni dëgjuar në publik. Se çfarë sqarimesh dhashë, i dëgjuan personat që ishin të interesuar.

Do doja të më pyesnin akoma dhe më shumë. E kam thënë dhe më parë se jam gati të jap deklarimet e mia sa herë të më thërrasin. Do doja të më pyesnit për sportin dhe ekipin e Partizanit”, tha Olsi Rama.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka bërë një denoncim publik me fakte sa i përket përfshirjes së Olsi Ramës në grupin e trafikantëve të kokainës në Xibrakë.

Sipas tij automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

Gjithashtu, Bardhi thotë se referuar të dhënave të TIMS, Rama e ka kaluar kufirin me të njëjtin automjet, 40minuta pas arrestimeve nga policia në Divjakë, dhe dyshohet se ka qenë ai që ka nxjerrë jashtë Shqipërisë, kryetrafikantin e drogës, Genci Xhixhën. 

Të fundit