Flash News

E-TJERA

Olsian Çela i kërkon ILD-së inspektim në 7 prokurori të vendit, problematika me llogaridhënien

Olsian Çela i kërkon ILD-së inspektim në 7 prokurori
Olsian Çela

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i ka kërkuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë që të nisë inspektimet tematike në shtatë prokurori, në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër e Vlorë, për periudhën mars 2020 –mars 2021.

Kjo kërkesë vjen nisur nga probleme të konstatuara gjatë vitit të kaluar, që lidhen me ushtrimin e kompetencave, garantimin e pavarësisë së prokurorëve si dhe llogaridhënien.

"Prokurori i Përgjithshëm vlerëson si thelbësor sigurimin e llogaridhënies në sistemin e prokurorisë përmes garantimit të transparencës për publikun, në funksion të mirëfunksionimit të shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit