Flash News

E-TJERA

Olsian Çela mbledh prokurorët për dy vakancat në KLP, 5 kandidatë në garë

Olsian Çela mbledh prokurorët për dy vakancat në KLP, 5
Olsian Çelac

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për të zgjedhur kandidatët për dy vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Votimi u zhvillua në godinën e Polit të Drejtësisë.  Dy vendet vakante të mbetura në KLP janë ato të Besnik Canit dhe të Arben Dollapajt. Ndërkohë në garë për këto dy pozicione janë 5 prokurorë: Albert Kuliçaj, Eloida Goxhi, Moisi Duda, Elona Alvora dhe Zeqir Hoda.

Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur që të gjithë prokurorët të regjistrohen dhe para votimit do të shihet nëse arrihet kuorumi i nevojshëm. Në këtë mbledhje duhet të jenë të pranishëm 140 prokurorë, në të kundërt konsiderohet joligjore.

Të fundit