Flash News

E-TJERA

Varianti Omicorn ngre alarmin, mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

Varianti Omicorn ngre alarmin, mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme në orën 14.00 për një analizë të situatës me Covid-19 në vendin tonë. Mbetet për t'u parë nëse do të ketë një shtrëngim të masave dhe pse zërat janë që pritet forcim i kufizimeve.

Mbledhja e sotme vjen pas identifikimit të variantit Omicorn të Covid-19 që ka ngritur alarmin në të gjithë botën. Mutacioni i ri, i vlerësuar si shumë i rrezikshëm, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut tashmë është përhapur në shumë vende të botës.

Kjo ka bërë që një sërë shtetes të ashpërsojnë masat kufizuese. Ndryshe nga vende të tjera që po përballen me valën e katërt të pandemisë, shifrat në Shqipëri nuk janë konsideruar aq shqetësuese nga ekseprtët.

Ditët e fundit numri i rasteve të reja nuk ka kaluar mbi 600, ndërsa ai i viktimave ka qenë më pak se pesë. Ndërkohë vijon vaksinimi me doëzën e tretë për të moshuarit, ndërsa hezitimi i të rinjve vijon.  

Prej fillimit të vaksinimit janë dhënë mbi 2,1 milionë doza, ndërsa 961,013 mijë qytetarë janë imunizuar plotësisht. Vaksinimi është i hapur për të gjithë personat mbi 16-vjeç si dhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

Të fundit