Flash News

E-TJERA

Çomo dhe Bozo në listat e PS, Meta: I rëndësishëm është integriteti, qytetarët t'i japin mesazh politikës

Çomo dhe Bozo në listat e PS, Meta: I rëndësishëm
Foto ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një konferencë me gazetarët, ku ka komentuar edhe përfshirjen e shefes së Infektivit Najada Çomos dhe inxhinieres Luljeta Bozo në listat për deputetë të PS.

Ai tha se interesi i tij është integriteti i kandidatëve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që ditën e votimeve të kontrollojnë listat dhe të zgjedhin emrin me integritetin më të lartë.

"Këto nuk janë në interesin tim, por në interesin tim është që të jenë figura me integritet. Dua të theksoj që qytetarët të shikojnë me vëmendje listat dhe të votojnë kandidatin, ose kandidaten që ka më shumë intergitet. Në mënyrë që t'i japin mesazh forcave politike se cilët janë deputetët që duan t'i përfaqësojnë", tha Meta.

Të fundit