Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Onkologjiku, 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, vetëm 2 ndëshkime

Tetori vjen me ngjyrën rozë. Nga zyrat e shtetit tek ekranet televizive e rrjetet sociale, kudo shfaqen fjongo rozë dhe fushata që nxisin ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.
Por në Shqipëri, pacientët onkologjikë përballen me një realitet që nuk ka asnjë nuancë rozë. Mungesë barnash, aparatura të prishura, kontrata të shkelura dhe ilaçe të skaduara. Këto janë disa nga gjetjet më flagrante të Kontrollit të Lartë të Shtetit pas një auditimi disavjeçar.
Kur Eva, 40 vjeç nga Korça, mori vesh se kishte kancer në gji, nuk e mendoi dy herë.
“Shkova në Greqi. Nuk kisha besim të trajtohesha këtu,” thotë ajo. Edhe mjeku i kishte thënë: “Nëse ke mundësi, shko jashtë”, kujton ajo.
Ana është një tjetër paciente. Ndryshe nga Eva, ajo është trajtuar një herë në Tiranë me kancer gjiri në vitin 2021.
Ajo rrëfen për Faktoje se pas kimioterapisë dhe ndërhyrjes në Tiranë, mjekja onkologe e Spitalit Onkologjik, i ka rekomanduar që kur të fillonin hormonoterapinë, të interesohej që mjekimet t’i gjente në Itali, ose në një vend tjetër perëndimor.
Sot Ana po ndiqet në Itali.
Eva dhe Ana bëjnë pjesë tek ata qindra pacientë që çdo vit largohen nga vendi për t’u trajtuar jashtë, sepse sistemi publik onkologjik është shndërruar në një mekanizëm të bllokuar, ku mungon gjithçka nga ilaçet, tek shpresa.
Gjetjet tronditëse të KLSH-së
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), që auditoi periudhën 2021–2025, zbulon atë që pacientët denoncojnë prej kohësh. Barnat antitumorale kanë munguar për periudha të gjata, duke vënë në rrezik jetën e qindra të sëmurëve me tumore.
Në sistemin e brendshëm të Farmacisë Qendrore, audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit gjetën ilaçe të skaduara dy barna kimio që sipas rregullores duhej të ishin asgjësuar prej kohësh. Ndërkohë, për shumë të tjera, gjendja në depo ka qenë zero.
Nga 253 barna antitumorale të regjistruara për import e rimbursim, 116 nuk janë sjellë asnjëherë gjatë katërvjeçarit të fundit. Sipas raportit, nuk ekziston kontratë aktive për disa prej barnave më jetike, si Actinomycin D apo Phesgo, i fundit i domosdoshëm për gratë me kancer gjiri.
Në farmacinë qendrore, herë pas here, raftet kanë qenë bosh edhe për barna që në dokumente figurojnë si “të furnizuara”.
KLSH ka zbuluar se gjatë këtyre viteve janë regjistruar 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, por vetëm në 2 raste Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka vendosur penalitete. 47 rastet e tjera thjesht janë mbyllur në heshtje.
Sipas raportit, vlera e gjobave që nuk u aplikuan arrin në 49 milionë lekë, një shumë që mund të kishte blerë ilaçet që mungojnë sot në spitale. Por kompanitë importuese si Rejsi Farma, Megapharma, Intermed, Deltapharma-al, Incomed e Trimed, janë trajtuar si “operatorë pa probleme”.
Edhe pse kanë vonuar, kanë dështuar, kanë përsëritur shkelje, askush nuk është ndëshkuar. Në vend të penaliteteve, kanë marrë kontrata të reja.
KLSH e cilëson këtë si dështim serioz të mekanizmave të kontrollit, një skemë të qëllimshme mosveprimi që ka dëmtuar jo vetëm buxhetin publik, por mbi të gjitha pacientët që kanë mbetur pa trajtim.
Politika dhe justifikimet
Pas publikimit të raportit, opozita kërkoi mocion me debat në Kuvend, duke e quajtur spitalin onkologjik “pasqyra e dështimit të qeverisë”.
“46% ose 116 barna tumoriale të autorizuara dhe jetike për jetën e qytetarëve nuk janë importuar asnjëherë në periudhën e auditimit 2021–2025”, deklaroi nga selia blu, deputeti Bardh Spahia.
Dy ditë më pas, ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, e ftuar në podcastin e kryeministrit Rama, u përpoq ta zbuste situatën. “Duhet akses i plotë në barnat onkologjike, por me një protokoll të caktuar” tha Sala.
Përfundimi
Nga raftet bosh te barnat e skaduara, nga kontratat pa ndëshkime te pacientët që detyrohen të shkojnë jashtë, raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit është një fotografi e qartë e një sistemi që nuk funksionon. Një sistem që i detyron njerëzit të luftojnë jo vetëm me kancerin, por edhe me shtetin. Në këtë tetor rozë, fjongo që e shoqëron mbetet vetëm një simbol. Sepse në onkologjik, ngjyra që mbizotëron në rastin më të mirë është grija.
Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e deputetit të Partisë Demokratike Bardh Spahia, se “116 barna tumoriale të autorizuara dhe jetike për jetën e qytetarëve nuk janë importuar asnjëherë në periudhën e auditimit 2021–2025”, e kategorizojmë të vërtetë.
*Emrat e dy personazheve janë ndryshuar për të ruajtur privatësinë e zonjave që besuan të ndajnë historitë e tyre / Esmeralda Topi – Faktoje
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38