Flash News

E-TJERA

Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK

Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK

Mjeku Edmond Gashi është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme.

 

Ai është futur në godinën e SPAK i shoqëruar nga avokatja e tij, teksa do të merret në pyetje nga oficerët e BKH-së në lidhje me skandalin tek spitali Onkologjik në QSUNT, për të cilën është nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Gashi akuzohet se pacientët me sëmundje tumoriale të spitalit publik i çonte për t’i operuar në klinikën private të tij “Megis” në Astir, shpesh herë edhe pa qenë e nevojshme.

Ndërkohë deri më tani SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët si edhe për pasurinë e tyre.

Vlen të theksohet fakti se më 18 shtator, Apeli i Posaçëm zbuti pozitat e të akuzuarve, duke lënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për këtë dosje është vetëm mjekun Edmond Gashi.

 Ndërkohë zbuti masën e sigurisë për farmacistin Florian Marku, i cili do të hetohet në detyrim për t’u paraqitur, duke iu hequr masa e “arrestit në shtëpi”.

Të fundit